LDK e Lipjanit nuk merr pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme që mbahet sot në KK

LDK e Lipjanit nuk merr pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme që mbahet sot në KK

PDK-ja në Lipjan nënshkruan koalicion me PDAK-në dhe Partinë Liberale

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Lipjan së bashku me partitë që qeverisin Lipjanin nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme në të cilën, do të diskutohet për Raportin e Auditorit.

Në një komunikat për media LDK ka përmendur disa nga arsyet se pse nuk merr pjesë në seancë, shkruan Ulpianaprees.

“Nga takimi i përbashkët i anëtarëve të Kuvendit Komunal, LDK,AKR, PD dhe PAI u dakorduam për mospjesëmarrje në seancen e jashtëzakonshme të thirrur nga Kryesuesi i Kuvendit me kërkesë të opozitës, për të diskutuar Raportin e Auditorit të Përgjithshëm.Ne konsiderojmë se ky është një hap i ngutshëm dhe i pamenduar mirë që bije ndesh me Planin e Punës së Kuvendit të aprovuar nga vet Kuvendi, e që planifikon për muajin korrik të diskutohet ky raport.Raporti është ende në fazën e komenteve dhe është për vitin 2017, ne vlerësojmë se nuk është imediate dhe e jashtëzakonshme të diskutohet pasi do të diskutohet në seancen e rregullt të korrikut.Siq duket opozitën po e pengojnë sukseset e njëpasnjëshme të Komunës tonë dhe po tërheqin vëmendjen diku tjetër sepse opinioni i Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Lipjanit është opinioni apo vlerësimi më i mirë i mundëshëm që u ipet komunave. Në vend se ti gëzohen faktit të vlerësimeve dhe marrjes së çmimeve për përformancë të komunës tonë duket opoziten në Lipjan e pengon progresi dhe rezultatet e vlerësuara nga organizata vendore e ndërkombëtare si komuna e parë për menagjim në shumë fusha. Pavarsisht tendencave adoloshente opozitare ne do vazhdojmë me punë të ndryshojmë Lipjanin dhe fshatrat tona.

03.07.2018 Grupi i Anëtarëve nga LDK-AKR-PD dhe PAI në Lipjan”./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)