Shtëpia e Bardhë ia huq emrin Lutfi Hazirit

Shtëpia e Bardhë ia huq emrin Lutfi Hazirit

Zyrtare: Pacollit i refuzohet kërkesa për vizitë në Novi Pazar, tregon nëse do të shkojë në Serbi

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ditë më parë ka pranuar një çmim nga presidenti i SHBA-ve, Dondald Trump, “për kontributin e madh në shërbim të komunitetit”.

Në emër të Shtëpisë së Bardhë, të nënshkruar nga presidenti Trump, çmimin Hazirit ia ka dhuruar ambasadori, Dr. Otto F. Von Feigenblatt.

Haziri ka thënë se një çmim i tillë është një mirënjohje që i jepet qytetarëve të Gjilanit për krejt atë viktimizim, sakrificë dhe dhembje që e kemi kaluar. Me qenë në shërbim të komunitetit, është misioni më i shenjtë.

Por, ajo që ka rënë në sy është se në çmimin e dhënë për Hazirin emri i tij është i shkruar gabimisht “Lufti Haziri”. Këtë gabim siç duket nuk e ka vërejtur as vet Haziri i cili ka postuar fotografitë në Facebook.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)