‘Carlos Bacca bir k**ve. Mos u kthe në Kolumbi’. Tifozët kërcënojnë lojtarët që humbën penalltitë

‘Carlos Bacca bir k**ve. Mos u kthe në Kolumbi’. Tifozët kërcënojnë lojtarët që humbën penalltitë

Zyrtare: Dardan Berisha bashkohet me skuadrën kosovare

Populli kolumbian është udhëzuar që të qëndrojë i qetë pasi dy lojtarët që humbën penalltitë ditën e martë ndaj Anglisë janë sulmuar dhe kërcënuar në mediat sociale.

Mesazhe të ashpra ndaj Uribe dhe Bacca kanë filluar të shfaqen menjëherë pas përfundimit të ndeshjes teksa Kolumbia u eliminua pas dramës së penalltive.

Penalltia e Uribe goditi traversën, teksa tentativa e Baccës u prit nga portieri Pickford.

Postimet, shumica prej tyre drejtuar Baccës, për të cilin tifozët mendonin se goditi penalltinë më të shëmtuar, kanë paralajmëruar lojtarët duke i thënë se ishin të “vdekur”, dhe i kanë nxitur të vrasin veten dhe të mos rikthehen në vendin e Amerikës së Jugut.

Këto mesazhe janë bërë megjithëse policia është duke investiguar kërcënimet për jetën e lojtarëve, një prej tyre është Carlos Sanchez, pas kartonit të kuq në ndeshjen e parë në minutën e 3-të.

Një nga përdoruesit e Twitter shkruan: Vdis Carlos Bacca. Bir k**ve. Asnjë nuk të do ty. Mos u rikthe në këtë vend!”.

SYRI.net

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)