Bëni punën që doni! Ja sekretet e një jete të lumtur

Bëni punën që doni! Ja sekretet e një jete të lumtur

Pemët e perimet që duhen pastruar patjetër para përdorimit pasi mund të shkaktojnë kancer

Nga libri i tij, profesor Karl Pillemer nga universiteti “Cornell” ka veçuar pesë sekrete mjaft të thjeshta të njerëzve që jetojnë gjatë. Pillemer ka analizuar mënyrën e jetesës së njerëzve, që jetojnë gjatë. Ai ka biseduar me 1 500 persona të moshave nga 70 deri në 100-vjeçarë.

Bëni punën që pëlqeni!

Shumë nga të anketuarit e profesorit kanë kaluar nëpër kohëra shumë të vështira ekonomike, por, megjithatë, të rinjtë i kanë këshilluar që të sigurojnë vende të sigurta të punës, si dhe punë që paguhen mirë. Këshilla e tyre: Bëni punën, në të cilën jeni të kënaqur.

Mbani mend që jeta është e shkurtër!

Profesori Pillemer studimin e ka filluar me një pyetje të thjeshtë: “Cilat janë leksionet më të rëndësishme që keni mësuar gjatë jetës? Të anketuarit janë marrë me punë të ndryshme gjatë jetës, kanë pasur statuse të ndryshme të pasurisë dhe familjes. Por, të gjithë e kanë dhënë një përgjigje të njëjtë: Jeta është e shkurtër.

Kujdesuni mirë për shëndetin!

Mënyra jo e shëndetshme dhe stresuese e jetës nuk do të thotë se do të vdesim më shpejt, por që pakësohet cilësia e jetës. Ndërsa në vend të këshillës së llojit “Hani shumë pemë, mos pini duhan, flini herët” pjesëmarrësit e studimit në pyetjet lidhur me kujdesin shëndetësor kryesisht kanë dhënë të njëjtën përgjigje: Silluni ndaj trupit tuaj, sikur të keni nevojë për të në 100 vitet e ardhshme.

Mos ndjeni keqardhje për të kaluarën!

Pjesëmarrësit e studimit e kanë befasuar paksa profesorin Pillemer me përgjigjen në pyetjen se për çfarë u vinte keq në jetë? Ai është habitur nga përgjigja e marrë: “Më vjen keq që kam kaluar aq shumë, duke u brengosur dhe duke pasur brejtje të ndërgjegjes”.

Gjithmonë të lumtur, edhe pse kohët janë të vështira!

Studimi ka zbuluar, se ne jemi vetë përgjegjës për lumturinë tonë. Ata i këshillojnë të rinjtë, të cilët në njëfarë mënyre jetën e tyre e vendosin në pritje, duke planifikuar që një ditë do të jenë të lumtur kur ta përfundojnë fakultetin, kur do të kenë familje, kur të punësohen, etj, që thjesht të kënaqen me të sotmen, përkundër kohërave të vështira.

SYRI.net

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)