Vapa u merr jetën 20 personave

Vapa u merr jetën 20 personave

Pse foshnja në duart e lypëses nuk qan asnjëherë? Kjo është arsyeja shokuese

Vala e befasishme e të nxehtit që ka mbërthyer rajonet qendrore dhe lindore të Kanadasë ka shkaktuar gati 20 vdekje deri tani.

Autoritetet janë detyruar ta ngrenë nivelin e reagimit ndaj nevojave të qytetarëve, nga “ai i ndërhyrjes” në atë të “alarmit”.

Shërbimet e emergjencës kanë marrë të paktën 1.200 telefonata në ditë, ndërsa Qendra Meteorologjike e vendit nxori një paralajmërim për kushte ekstreme të motit.

Shumica e viktimave ishin persona që jetonin vetëm dhe nuk kishin qasje tek ajri i kondicionuar. Në Montreal, termometri shënoi 34 gradë Celsius të mërkurën, një nivel i lartë ky për zonën, ndërsa në Quebec, indeksi i lagështisë tregoi 40 gradë dhe gjatë ditës pritet të mbërrijë 43 gradët.

Ky indeks paraqet mënyrën sesi perceptohet temperatura nga individi, kur asaj i bashkohet edhe efekti i lagështisë. Vala e të nxehtit nisi të premten e kaluar dhe nuk ndaloi më, duke i lodhur kanadezët e mësuar me temperatura të ulëta.

Autoritetet lokale po bëjnë përpjekje për t’iu kundërpërgjigjur kësaj situate përmes freskimit të vendeve publike me ajër të kondicionuar, hapjes së pishinave, shpërndarjes së ujit falas dhe kontrollit mjekësor të personave më të rrezikuar nga vapa, të moshuarit apo ata që vuajnë nga sëmundje kronike.

Forca policore e zjarrfikës kanë vizituar deri tani 15 mijë vetë për të verifikuar sesi po e përballojnë të nxehtin. Në vitin 2010, temperaturat përvëluese u bënë shkas për vdekjen e më shumë se 100 personave në zonën e Montrealit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)