KB Lipjani në prag të shuarjes

KB Lipjani në prag të shuarjes

Lipjani të shtunën, për herë të parë në histori shijon ethet e basketbollit elitar

Infrastruktura, njëri nga problemet kryesore për KB Lipjanin.

Të jesh pjesë e një klubi kosovar për momentin është shumë e vështirë. Shumë prej tyre nuk po kanë mbështetje dhe po e kanë vështirë të funksionojnë. Problemet me financa dhe infrastrukturë janë kryesoret që ballafaqohen klubet çdo ditë. Kjo ndikon edhe në paraqitjen dhe rezultatet e tyre. Shumë prej tyre rrezikojnë të shuhen, kurse shumë të tjera veprojnë në kushte minimale. Me këso probleme ballafaqohet klubi i bashketbollit KB Lipjani, tashmë antarë i IT Suprligës së Kosovës dhe njëherit krenaria e Lipjanit, që nuk bënë përjashtim nga qytetet e tjera, madje këto dy probleme janë shumë të theksuara, njofton Ulpianapress.

KB Lipjani nepërmjet një statusi në rrjetin e tyre social ka bërë me dije që nëse bizneset nuk i dalin në ndihmë, ai do të shuhet dhe kështu Lipjani do të mbetet i pa përfaqësuar në garën më elitare në basketbollin e Kosovës.

Statusi i plotë i KB Lipjanit:

‘’Pas riorganizimit që u bë sezonën e kaluar arritëm të krijojmë një skuadër që në fund u shpall kampion i ligës së parë duke siguruar kështu një vend në elitën e basketbollit kosovar SuperLigë (historike për basketbollin Lipjanas). Ky sukses ishte i jashtëzakonshëm për qytetin tonë për faktin se arritëm të triumfojmë ndaj ekipeve të qyteteve shumë më të mdha me shumë traditë në këtë sport sic janë Prizreni, Gjilani, Gjakova, Prishtina. Krejt kjo u arritë jo për shkak të financave (lojtarët dhe kryesia nuk kanë marrë as edhe një cent), por për shkak të një vullneti të jashtëzakonshëm të të gjithëve në klub për ta ngritur emrin e klubit dhe të Lipjanit në nivelet më të larta e që në fund u bë krenaria ,mburrja dhe sporti më i dashur i këtij qyteti.
Duke ditur që SuperLiga është një format komplet tjeter, filluar nga cilësia e ekipeve, organizimi konform standardeve të kërkuara me rregullore të FBK-së, orari shumë i ngjeshur me lojra, etj., klubi ka përpiluar një plan konkret për sezonën 2018-2019 e që është në përputhshmëri me rrethanat dhe pretendimet e klubit – konsolidimi i një skuadre serioze me theks të vecantë në zhvillimin e gjeneratave të reja e që zhvillon gara në SuperLigë të Kosovës.
Fatkeqësisht ky plan deri më tani nuk ka hasur në mbështetje të donatorëve!!
Mbështetja e komunës dhe dashamirëve të basketbollit padyshim që ishte dhe mbetet kruciale në këtë sukses por që fatkeqësisht është e pamjaftushme nëse mbetet e vetmja ndihmë për formatin dhe ligën ku duhet të garojmë.
Pranaj duke parë këtë situatë e që është jetike për këtë klub, përmes kësaj shkrese ju bëjm thirje gjitha bizneseve, qytetarëve, sportdashësve të Lipjanit që të ngrihen, të mblidhen, të ofrohen afër klubit, për ta ndihmuar në sigurimin e mjeteve që garantojnë jetësimin e planit ose thënë më mirë vazhdimin e egzistencës së klubit!
Ky klub është pronë e qytetit dhe qytetarëve, dyert e këtij klubi do të jenë të hapura për gjithë ata që dëshirojnë të kontribojnë dhe të rrugëtojnë në sfida, dështime dhe suksese andaj edhe njëhere bëjm thirje tek të gjithë për mbështetje. Vetëm së bashku mund ta shpetojm klubin dhe krenarinë e qytetit!!
Ju lusim për shpërndarje (share) të këtij postimi që të ketë mundësinë të arrijë tek sa më shumë njerz dhe dashamirë të sportit’’./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)