Kombëtarja e Belgjikës është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.
Belgjika mposhti 2 me 1 Brazilin në çerekfinale të Kupës së Botës, shkruan IndeksOnline.
Belgët e nisën mirë ndeshjen, duke shënuar dy gola gjatë pjesës së parë.
Golin në minutën e 13’të e shënoi Fernandinho (autogol) dhe De Bruyne në minutën e 31’të.
Në pjesën e dytë Brazili u rikthye në lojë, me golin e Renato Augusto, por nuk arriti ta barazonte rezultatin në fund.
Me këtë fitore Belgjika siguron gjysmëfinalen, ku e pret kundërshtari, Franca, e cila e eliminoi Uruguain.
COMMENTS