KF Ulpiana e nis me përforcime nga Maqedonia

KF Ulpiana e nis me përforcime nga Maqedonia

VV shpall rezultatet: Lideri suprem Albin Kurti merr 98.82% të votave

Ilir Miftari nga Tetova, Alban Mehmeti dhe Gani Hoxha janë zyrtarizuar si futbollistë të KF Ulpianës, të shtunën, përmes një konference të mbajtur në ambientet e klubit lipjanas.

Menaxheri i klubit Enver Duriqi u shpreh entuziast për arritjet e këtyre marrëveshjeve, duke thënë se tani Ulpiana synon rikthimin në Ligën e Parë.

“Me kërkesën e shtabit teknik, jemi përforcuar ne disa reparte te nevojshme dhe me këto përforcime duke i bashkangjitur edhe kontingjentin tjetër te lojtarëve, Ulpiana do ta synojë rikthimin në Ligën e Parë”, tha Menagjeri Duriqi për Ulpianapress.

Por ai shtoi se Ulpiana ka nevojë edhe për përforcime te reja që të kompletohet kontingjenti i skuadrës.

“Duhet te pajtohemi me realitetin, ne kemi nevojë me u përforcu edhe me shumë që ta shtojmë konkurrencën në disa pozita”, shtoi Duriqi./Ulpianapress.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)