Si të mos mjaftonte humbja poshtëruese në fushën e Gironas, problemet tek shtëpia e Realit duket se nuk mbarojnë.
Mediat iberike kanë kapur një moment ku Ronaldo gjuan me shpullë një lojtar të Gironas, gjatë një dyluftimi për topin.
Ky veprim nuk u pa nga arbitrat e ndeshjes, por pas publikimit të këtyre pamjeve, mund të vijë edhe një dënim tjetër për portugezin, pak kohë pasi u dënua për goditje të arbitrit në Superkupën ndaj Barcelonës në fillimin e sezonit.
Kujtojmë se Reali në fund e humbi 2:1 këtë sfidë, që në letër dukej e lehtë.
COMMENTS