Kroacia ia dedikoi fitoren Ukrainës, këta të fundit nisin një iniciativë interesante.
Ukraina ka kopjuar iniciativën e kosovarëve për të paguar dënimin e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit e Stephan Licshteinerit.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andrej Pavelko, ka thënë që institucioni që ai drejton do të dhurojë 15 mijë franga për Federatën e Futbollit të Kroacisë, përcjellë “Lajmi.net”.
Kjo për të paguar dënimin ndaj kroatit Ognjen Vukojeviç, i cili fitoren ndaj Rusisë, ia dedikoi Ukrainës përmes një videoje me futbollistin Demagoj Vida.
Ky i fundit ka shpëtuar vetëm me vërejtje nga FIFA, derisa anëtari i shtabit teknik u dënua me 15 mijë franga zvicerane.
Pavelko, i cili është edhe deputet në parlamentin ukrainas, ka shkuar sot në punë me fanellën e Kombëtares së Kroacisë, të lojtarit që e vendosi kualifikimin, Ivan Rakitiç.
COMMENTS