Nexhmije Pagarushës i përkeqësohet gjendja, dërgohet në Emergjencë (Foto)

Nexhmije Pagarushës i përkeqësohet gjendja, dërgohet në Emergjencë (Foto)

15-vjeç dhe ka shënuar 42 gola në një sezon! Ulpiana ka “xhevahirin” në akademi, njeriu që po çmend sportdashësit

Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha është dërguar sonte në Emergjencë të QKUK-së.

Ekipet e ambulancës janë parë te banesa e saj në lagjen “Ulpiana”, nga ku e kanë dërguar për trajtim.

Për gjendjen e Pagarushës, në një prononcim për Indeksonline, ka folur zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Ai ka thënë se tani janë duke vazhduar t’i bëjnë ekzaminimet e duhura në klinikën e radiologjisë.

“Zyra e informimit QKUK, ju konfirmon se pacientja N.P, ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që ka marrë në shtëpi. Është dhënë ndihma mjekësore në kuadër të klinikës emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë. Janë duke vazhduar ekzaminimet tjera diagnostike në kliniken e radiologjisë në QKUK”, ka thënë Fazliu.

Pagarusha para një muaji kishte mbushur 85 vite jetë, derisa prej kohësh kishte lënë anash muzikën. Ajo njihet si Bilbili i Këngës Shqipe, por shpesh është cilësuar edhe si Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor.

Veprimtaria e saj 50 vjeçare përfshin një numër të madh këngësh të cilat mbetën të pavdekshme, ndërsa ”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, e cila ishte shkruar nga Rifat Kukaj.

Në Kosovë, Nexhmije Pagarusha është shpallur si ‘Këngëtarja e Shekullit” kurse në vitin 2012 presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e ka dekoruar me titullin “Nderi i Kombit”. Me medalje mirënjohjeje ajo është dekoruar edhe nga presidenti amerikan Donald Trump.

E lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës, ajo ndër vite ka treguar se është artistja më e kompletuar që populli shqiptar ka pasur ndonjëherë. /Indeksonline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)