Arrestohet pronari i kompanisë që mashtroi qindra kosovarë me bileta të rrejshme

Arrestohet pronari i kompanisë që mashtroi qindra kosovarë me bileta të rrejshme

Në Fushë Kosovë kapet sasi cigaresh pa banderola

Autoritetet zvicerane kanë arritur ta prangosin dhe ta fusin në paraburgim, pronarin e kompanisë së rrejshme të fluturimeve “Germany Airlines”i cili brenda dy muajve ka mashtruar qindra kosovar që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër.

Gazeta zviceriane “Blick” ka marrë konfirmimin nga Prokuroria e Shtetit që personi në fjalë është arrestuar dhe se ai dyshohet se ka përfituar më shumë se 100 mijë euro nga shitja e biletave të rrejshme për kosovarët.

Prokuroria nuk ka dhënë më shumë detaje, teksa raportohet se tashmë qindra familja kosovare mund t’i rimarrin paratë.

Shumica e tyre kanë shpenzuar deri në 800 euro për një biletë e deri në 4 mijë franga për udhëtimet familjare.

Familja Hasani dëshironte t’i vizitonte të afërmit e tyre në Kosovë. Por një gjë e tillë kishte rezultuar e pamundur, pasi ata kishin transferuar mbi 3500 franga, në një linjë ajrore të rrejshme.

Kështu, biletat e rezervuara në fakt nuk ekzistonin fare në sistem.

Ndërkohë, nuk ishte vetëm familja Hasani që ishte mashtruar. Dhjetëra viktima të tjera të kompanisë, German Airlines kishin raportuar për BLICK, lidhur me mashtrimin që u është bërë.

Me SMS, linja ajrore e rreme me një fluturim të pakrahasueshëm me çmim të ulët ofronte udhëtim nga Baseli në Prishtinë.

Çmimet e ulëta të avio-biletave kishin bërë që një numër i konsiderueshëm të bëhen karrem i mashtrimit.

Hulumtimi BLICK tregon se shumë viktima në të gjithë Zvicrën kanë shkuar në polici. Hetimi është në vazhdim./Telegrafi

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)