Fajon: BE duhet të sigurohet që Kosova është e gatshme për liberalizim

Fajon: BE duhet të sigurohet që Kosova është e gatshme për liberalizim

Vriten 19 protestues për çmimin e bukës, gazetarët futen në grevë

Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, ka folur pas raportimeve se Komisioni Evropian është vonuar për publikimin e raportit vlerësues rreth përmbushjes së kritereve nga Kosova për heqjen e vizave.

Raporti i KE’së për vizat ka qenë i paraparë të publikohet në fund të muajit qershor.Në një bisedë me Gazetën Express, Fajon ka thënë se pret që “KE të publikojë vlerësimin e tij rreth Përmbushjes së kritereve për regjim pa viza për Kosovën në kohën e duhur”.

“Shpresoj që kjo të ndodhë para pushimit të verës”, është shprehur ajo.Fajon ka thënë se sapo të dalë ky raport, Komisioni për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Punë të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian do të veprojë “menjëherë”.Në pritje të njoftimit nga KE për përmbushjen e kritereve nga Kosova, Komisioni LIBE i PE’së e kishte vënë në rend të ditës votimin për këtë raport për datën 10 korrik. Mirëpo, këtë pikë e ka larguar nga rendi i ditës, për shkak të mospublikimit të raportit nga KE’ja.“Si raportuese, unë do të përpiqem të siguroj një mbështetje solide në Parlamentin Evropian. Mbetem plotësisht e vendosur të vazhdoj angazhimin tim për liberalizimin e vizave për Kosovën. Është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, për bashkëpunimin tonë politik dhe ekonomik, dhe për kontaktet e njerëzve me njerëz”, ka thënë Fajon.“Ndërkohë, ne duhet të vazhdojmë punën e madhe dhe dialogun ndërmjet të gjithë aktorëve përgjegjës; në Kosovë dhe në BE. Është një proces i gjatë dhe kërkues”, ka theksuar ajo.“Prandaj, është më se e rëndësishme që Kosova të vazhdojë zbatimin e kritereve”, ka shtuar Fajon.Ajo ka thënë se vendimi përfundimtar do të jetë në duart e qeverive të BE’së, dhe se ato duhet të sigurohen që Kosova është vërtet e gatshme para heqjes së vizave për qytetarët e saj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)