Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka publikuar në Facebook një video të shkurtër në të cilën ka treguar se si liderët botërorë i përcollën minutat e fundit të gjysmëfinales Kroaci – Angli.
Kroacia arriti që për herë të parë në histori të kualifikohej në finale duke e eliminuar Anglinë 2 me 1 pas vazhdimeve.
Rama në video shihet bashkë me kryeministren britanike Theresa May, kancelaren gjermane Angela Merkel e presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Bruksel ku ishin në samitin e NATO-s.
Liderët botërorë, por edhe Rama në fund ngushëllojnë Mayin për humbjen.
COMMENTS