LDK kërkon zgjedhje para fillimit të bisedimeve

LDK kërkon zgjedhje para fillimit të bisedimeve

Ministri Kujtim Gashi ia jep një lajm të madh Përfaqësueses së Kosovës në basketboll

Lutfti Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar i Gjilanit, ka thënë se qëndrimi i LDK-së ka ndryshuar, dhe kjo parti tash kërkon zgjedhje të reja parlamentare para fillimit të dialogut.

“Kërkesa e LDK-së ka evoluar, duam zgjedhje politike para dialogut. Për kryesinë e LDK-së legjitimiteti i dialogut po vihet në pikëpyetje”, ka deklaruar Haziri në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se në çdo tryezë të partive politike zgjedhjet kanë dalë si një prioritet.“Sa herë që jemi ulë në tryezat e organizuara nga partitë politike, zgjedhjet kanë dalë prioritet, e tani të mos flasim për zgjedhje nuk është në rregull”, tha ai.

Sipas tij, LDK-ja ka synim për të marrë pushtetin vetëm me zgjedhje dhe është logjike të kërkoj zgjedhje.

“Ne si LDK, nuk kemi asnjë kërcënim tjetër përpos me zgjedhje të marrim pushtetin”.I pari i Gjilanit ka thënë se legjitimiteti në pikëpyetje i dialogut, duhet të shqetësoj institucionet.

“Legjitimiteti në pikëpyetje i dialogut, duhet të jetë një alarm, për institucionet qeveritare”, ka deklaruar Lutfi Haziri.

COMMENTS