Finalizimi i dialogut, javën tjetër përballja e radhës Thaçi-Vuçiq

Finalizimi i dialogut, javën tjetër përballja e radhës Thaçi-Vuçiq

Komuna e Lipjanit shënon rritje të buxhetit për mbi 2 milionë euro për vitin 2020-të

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojnë takimin e tyre të radhës më 18 korrik.

Është Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini e cila ka ftuar në takim të dy palët përfaqësuese të Kosovës dhe Serbisë për javën e ardhshme, transmeton Indeksonline.

Kjo gjë është konfirmuar nga një njoftim për media ku thuhet se takimi do të zhvillohet në kontekstin e vazhdimit dhe lehtësimit të dialogut.

Në takim pritet të bëhet shqyrtimi i progresit mbi marrëveshjet gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve deri më tani.

“Planifikimi i hapave dhe takimeve të ardhshme, me qëllim që të sigurohet që puna në mes dy palëve të vazhdojë me ritëm të intensifikuar”, përfundohet në këtë komunikatë.

Duhet përkujtuar se takimi i fundit në mes Thaçit dhe Vuçiq ishte më datën 24 qershor ku Thaçi u shpreh se kishte qenë një takim i vështirë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)