MENSUR NEZIRI KA BOTUAR LIBRIN “KURRIKULA MËSIMORE DHE TË MENDUARIT KRITIK “

MENSUR NEZIRI KA BOTUAR LIBRIN “KURRIKULA MËSIMORE DHE TË MENDUARIT KRITIK “

SHQIPTARËT KRYESOJNË ME AZILKËRKIM NË FRANCË

Doli nga shtypi libri “Kurrikula mësimore dhe të menduarit kritik” të Dr. Mensur Nezirit nga komuna e Shtimes, botimin e së cilës e ka bërë Shtëpia Botuese Rozafa.

Libri shkencor i autorit Mensur Neziri, flet për zhvillimin e mendimit kritik i kushtëzuar nga veprimi i shumë faktorëve.

Për ta evidentuar këtë fakt në librin shkencor autori është fokusuar te mundësitë dhe teoritë që ofron për lexuesit, ideja dhe njohja e këtyre mundësive iu hap rrugë përmirësimit të mëtejshëm të tyre.

Mësimdhënësit dhe nxënësit, do të kenë mundësinë për njohjen deskriptive dhe mikse. Karakteri deskriptiv i tij lidhet me përshkrimin që ai realizon në lidhje me mundësitë për zhvillimin e mendimit kritik në shkollën fillore, ndërsa karakteri miks i metodologjisë lidhet me natyrën mikse të të dhënave të grumbulluara: fakte tekstuale, opinione të mësimdhënësve, praktika/aktivitete mësimore.

Libri, hulumtim sipas kombinimit të tri metodave kryesore: të analizës së përmbajtjes, intervistimit dhe vëzhgimit, duke krahasuar me njëri-tjetrin rezultatet nga analiza e përmbajtjes, nga intervistimi i mësimdhënësve dhe vëzhgimi në orët mësimore.

Gjetjet e studimit në këtë libër janë interesante dhe shumë të rëndësishme për studimin e kurrikulës mësimore dhe të menduarit kritik.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)