Arrihet marrëveshja, Thaçi, Veseli, Haradinaj, Pacolli, Limaj e Gashi bashkë të mërkurën te Mogherini

Arrihet marrëveshja, Thaçi, Veseli, Haradinaj, Pacolli, Limaj e Gashi bashkë të mërkurën te Mogherini

KLUBI I ZHYTËSVE NISET NË KËRKIM TË DY POLICËVE TË ZHDUKUR NË LEPENC

Zyra për media e Kryeministrit të Kosovës, ka njoftuar se sot janë mbledhur krerët e shtetit, për t’u marrë vesh që bashkë të shkojnë në Bruksel, te Mogherini.
“Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës: Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe zëvendëskryeministri dhe Ministër për Diasporë dhe Investime Strategjike, Dardan Gashi, sot në një takim të përbashkët, vendosën që të mërkurën, më 18 korrik, të takojnë Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, znj. Frederica Mogherini në Bruksel”, thuhet në njoftimin për media të Kryeministrisë.

Sipas njoftimit, udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës, do t’i konfirmojnë Federica Mogherinit përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për dialog me Serbinë dhe po ashtu përkushtimin dhe angazhimin tyre për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës. /Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)