FLAMURI I KOSOVËS DHE AI I ISIS-IT SË BASHKU TË NDALUAR NË RUSI

FLAMURI I KOSOVËS DHE AI I ISIS-IT SË BASHKU TË NDALUAR NË RUSI

Vdes i riu nga Lipjani, s’arriti t’u mbijetojë plagëve pas aksidentit

Federata e Futbollit të Kosovës ndonëse ka dy vite që është pranuar në shtëpinë më të madhe të futbollit në FIFA, flamuri zyrtarë i shtetit të Kosovës vazhdon të ndalohet në disa vende të botës.

Së fundi një ndalesë e tillë i është bërë edhe në ngjarjen kryesore të futbollit në Kampionatin Botërorë, që është duke u mbajtur në Rusi, shkruan Insajderi.

Mediumi prestigjioz, The Neë Yourk Times, ka publikuar sot një fotografi ku shihet flamuri i Kosovës dhe ai i ISIS-it si disa nga flamujt që janë të ndaluar në ngjarjen më të madhe sportive.

Kjo listë e këtyre shteteve sipas këtij mediumi është e përbërë prej shtatë faqesh ku në ‘listë të zezë’ janë edhe disa shtete të tjera përveç Kosovës.

Ndonëse përfaqësuesja e Kosovës nuk kishte arritur të kualifikohet në Kupën e Botës, nga Kosova në “Rusia 2018”, ka shkuar këngëtarja Era Istrefi e cila është pjesë e këngës zyrtare të këtij Kampionati Botërorë.

Ajo pritet të performoj nesër në finalen mes Francës dhe Kroacisë

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)