Kryetari i Shtimes, Naim Ismajli ka zgjedhur një menyrë të veçantë të ju dëshirojë mirëseardhje bashkatdhetarëve të Komunës së Shtimes në vendlindjen e tyre.
Ismajli ka shfrytëzuar rrjetin e tij social për ti uruar bashkatdhetarët që gjatë këtyre ditëve qendrimi të kalojnë sa ma shumë momente të mira me familjet e tyre, dhe si shenjë rrespekti në hyrjet të Shtimes është vendosur një bilobord i përmasave gjigande duke ju deshiruar mirëseardhje në vendlindje.
Ja postimi i plotë i kryetarit Ismajli:
”Mirë se vini bashkatdhetarë të Komunës së Shtimes, ju uroj pushime të këndëshme!
Uroj që gjatë këtyre ditëve të qëndrimin në vendlindjen tuaj të kaloni sa më shumë momente të mira me familjet tuaja”./Ulpianapress/
COMMENTS