Dita e Ronaldos: Kjo është ora kur do të prezantohet te Juventusi

Dita e Ronaldos: Kjo është ora kur do të prezantohet te Juventusi

Me lule, dashuri e buzëqeshje: Kështu u prit Kombëtarja angleze në aeroport

Këtë mëngjes ka filluar aventura e Cristiano Ronaldos e Juventusi. Ai mbërriti dje pasdite, në orën 17:30, me një fluturim privat.Sapo ka vënë këmbë në aeroportin e Caselle, asi portugez i ka trazuar të gjithë. Tifozët nxituan nëpër qytet, në kërkim të hotelit ku do të vendosej CR7, por pa dobi, sepse ish-sulmuesi i Real Madridit u akomodua në parkun “La Mandria”, një vend shumë afër familjes “Agnelli”.

Në mbrëmje ai u pa në restorantin “Royal Park I Roveri”, në shoqërinë e Georgina Rodriguez, Fabio Guild dhe Matteo Fabris. Më herët aty kishin qenë edhe Andrea Agnelli e Giuseppe Marotta, të gatshëm për të mirëpritur në mënyrën më të mirë kampionin e tyre të ri. Por dita e vërtetë e parë e punës në Torino për Cristiano Ronaldon do të jetë e sotmja.Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka filluar testet mjekësore në “J Medical” në mëngjes, mes orës 9:30 dhe 11:00.Rituali i nënshkrimit të kontratës me Andrea Agnelli do të bëhet përpara transferimit në stadiumin “Allianz” për prezantim, në dhomën kushtuar Gianni dhe Umberto Agnelli Kjo gjë është planifikuar për në orën 18:30.Ky prezantim do të jetë një rekord absolut për klubin e Juventusit: pritet të jenë rreth 200 gazetarë dhe 30 televizione, si dhe shumë kërkesa për akreditim nga Azia. Me një vizitë të mundshme në Muzeun e Juventusit, dita e Torinos së Ronaldos do të përfundojë në mbrëmje, kur do të largohet përsëri, për të vazhduar pushimet. Rikthimi në gusht, për turneun amerikan, ose ndoshta më vonë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)