Luka Modriç, djaloshi që luante futboll nën granatat serbe

Luka Modriç, djaloshi që luante futboll nën granatat serbe

Bare flet për karrierën e tij te Atletico, shoqërinë me yje, lidhjen me vajzën e ndihmësit të Simeones dhe Kombëtaren Shqiptare

Atë mëngjes të dhjetorit të vitit 1991, plaku e mori bagëtinë në mal, sepse ashtu bënte çdo ditë, në shi e diell, dimrit e verës. Ai e mori bagëtinë në mal atë mëngjes dhe kurrë nuk u kthye më.

Një grusht i burrave të veshur me uniforma policore e arrestuan. Ishin apo nuk ishin zyrtarë të rregullt policor – kjo ishte e diskutueshme, dhe as nuk kishte shumë rëndësi: në këto anë, pushtetin e krijonte fuqia e pushkës dhe jo copa e letrës. Faji i këtij njeriu ishte i njëjti si në çdo vend të shqyer nga përkatësia: nuk ishte njëri prej tyre. Ai ishte tjetri. Armiku. Faji i tij nuk kishte të bënte me veprimet e tij: ai ishte ç’ishte.

Ai ishte kroat, ata ishin serbë. Kjo ishte e tëra. Burrat e morën atë dhe ca të tjerë në fshatin e afërt Jesenice, dhe aty i ekzekutuan. Pas vetes plaku la familjen që e donte dhe e cila e donte atë: askënd tjetër më shumë se nipin gjashtëvjeçar, me të cilin e ndante emrin dhe me të cilin thuajse ishte i pandashëm, plaku e adhuronte nipin, ndërsa djaloshi e mbante gjyshin për hero. Emrin që e ndanin ishte Luka Modriq, dhe të dielën ky djal i vogël, tani 32-vjeçar, i priu shtetit të tij në Finalen e Kupës Botërore. Në futboll përdoren shprehjet luftarake: sulmet, goditjet, hovet, mbrojtja, bombardimet. Modriqi si edhe bashkëvendasit e tij e kanë të qartë dallimin mes realitetit dhe lojës: ai e di se kroatët janë të bashkuar, sepse mes tyre është historia e shtetit të vogël dhe krenarë e shkruar me shkronja të mëdha.

Pas vrasjes së gjyshit, shtëpia e familjes së Lukës u dogj, dhe ata jetuan nëpër hotele me vite të tëra, jo në ato të shtrenjta e të rehatshme, por të thjeshta, gjysmë të rrënuara në qytetin e tij të lindjes në Zarë. Kur binin mortajat, siç ndodhte shpesh, Luka i vogël mbyllej në dhomë dhe priste pushimin: por kur qartësohej situata, ai dilte të luante futboll në parkingun e veturave, herë me fëmijë tjerë e herë vetëm. Çdo gjë që e largonte nga zymtësia për t’i ikur realitetit të një vendi me konikt të përhershëm.

Ai ishte një fëmijë i vogël: tepër i vogël që të angazhohej, siç u konstatua nga klubi më i madh i kësaj ane, Hajduku i Splitit. Kështu si 18-vjeçar përfunundoi duke luajtur për klubin Zrnjski Mostar në ligën e Bosnjë-Hercegovinës, ku bashkëlojtarët dhe kundërshtarët zbuluan dy gjëra për këtë djalosh: se ai kishte të gjitha shkathtësitë që mund të dëshiroheshin dhe se ai mund të kujdesej për veten po ashtu. 15 vjet më vonë ai nisi udhëtimet nga Dinamo e Zagrebit te Tottenham Hotspur e deri te Reali i Madridit.
Ani se duket i njëjtë, sipas fjalëve të patejkaluara të gazetarit të «The Guardian» Barney Ronay, «djaloshi i vogël i veshur si magjistari», tani është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë: mesfushori i talenteve të jashtzakonshme, njëri prej të paktëve që mund të lakojë kohën dhe hapësirën sipas nevojës. Dhe mbase prej të gjitha talenteve më i madhi është ky: se mund t’i bëjë të tjerët të luajnë më mirë. Kur një pasim i thjeshtë është opsioni më i irë, ai e luan ate. Kur të nevoitet që ta mbaj topin për pak çaste deri sa bashklojtarët të pozicionohen më mirë, ai e bën atë. Kur duhet t’ua ruajë shpinën bashkëlojtarëve pas topit të humbur, ai e bën atë. Ai nuk është njëri prej atyre superyjeve graviteti i të cilëve i tërheq sytë dhe lojën, prania e të cilit frenon 10 burra tjerë që mbajnë dresin e njëjtë si ai. Ai është lider saktësisht ultimativ sepse ai se bën këtë vetëm për vete. Nuk do ta gjeni atë duke rrotulluar sikur të jetë futur në fushën e minave, apo duke e copëtuar dresin kur shënon, apo duke shikuar e ndejtur si i përndjekuri kur gjërat nuk shkojnë sipas dëshirës. Ai ia lë këto gjëra Neymarit, Ronaldos, Messit. Ata janë aty edhe ashtu. Ai është ende aty ashtu sikur ekipi i tij. Dhe ekipi e adhuron atë. Kur e huqi penalltinë nga fundi i ndeshjes kundër Danimarkës, bashkëlojtari i tij Ivan Rakitiq e mblodhi ekipin përreth. «Dëgjoni», i tha. «Lukita na ka nxjerë prej më shumë budallallëqeve se ç’mund të numërojmë». «Eshtë radha jonë që ta nxjerrim atë prej situatës».

Kroatët e lanë huqjen pas dhe e tuan garën nga penalltitë, me Rakitiqin duke shënuar golin timtar. Por nëse doni të dini se si është i ndërtuar Modriq, ja ku e keni; vetëm pak pas huqjes së penalltisë, ai mori përsëri rastin, përballë fytyrës së portierit danez Kaspar Schmiechel që u mundohej ta dëshpëronte. A shënoi nga penalltia? Natyrisht se po. Është vështirë të kuptohet – jo është lehtë të kuptohet, por vështirë të ndjehet – çka përfaqëson për Kroacinë ky ekip. Imazhi më i famshëm anglez i futbollit është ai i Bobby Moorit duke ngritur Kupën e Botës. Imazhi më i famshëm i fudbollit kroat në histori është ai i Zvonimir Boban duke shkelmuar policin gjatë një loje. Ishte gjatë ndeshjes në mes të Dinamo Zagreb dhe Crvena Zvezdës në vitin 1990, jo shumë kohë para se Kroacia të votonte për shkëputje nga Jugosllavia, duke i zgjedhur partitë pro pavarësisë në parlament. Bobani e pa një polic duke goditur një tifoz gjatë trazirave dhe u rebelua. «Ja ku isha», pat thënë Bobani më pas, «një fytyrë publike e gatshme të rrezikojë jetën e tij, karrierën, dhe gjithçka që mund të sillte fama, të gjitha për ideal, për një qëllim, qëllimin kroat».

Bobanin e përjashtuan nga ekipi jugosllav i cili udhëtoi po atë vit në Kampionatin Botëror. Atij kjo nuk i bëri përshtypje. Në mendjen e tij ai ishte kroat, jo jugosllav, dhe tetë vjet më vonë ai udhëhoqi Kroacinë për të tuar vendin e tretë në garën e parë për Kupën e Botës. Ai ishte kapiten i ekipit me lojtarët e shkëlqyeshëm si Sllaven Biliq, Robert Prosineçki, Davor Shuker – të cilët sot e kësaj dite janë të nderuar në vend. Duke arritur në finale, ekipi i Modriqit tashmë ka tejkaluar paraardhësit. I kishte hije loja me Francën: të dy ekipet kanë luajtur nga tre lojë në grupe dhe nga tre në eliminime, me Kroacinë si ekipin yll të grupit dhe Francën ekipin më të mirë në eliminime. Koka ime më thoshte se fitorja do t’i takojë Francës. Por, zemra më thoshte «fitore për Kroacinë», për të plotësuar përallën e të nënçmuarit, për njerëzit krenarë dalë nga lufta, dhe më shumë nga të gjitha për kapitenin e jashtzakonshëm dhe plakun emrin e të cilit e bart.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)