Kompletimi i infrastrukturës rrugore vazhdon të jetë prioritet i ekzekutivit të Lipjanit. Në kuadër të investimeve kapitale në këtë sektor në fshatin Grackë kanë filluar punimet në ndërtimin e asfaltimin e rrugës.
Për t’i përcjellë nga afër punimet në asfaltimin e rrugës në fshatin Grackë, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka vizituar sot këtë fshat.
Ky projekt do të financohet nga Komuna e Lipjanit dhe i cili do të ndikoj dukshëm në përmirësim e qarkullimit në mes këtyre vendbanimeve.
Edhe banorët e fshatit Grackë falënderuan Komunën për investimet e bëra në infrastrukturën e këtij fshati, ndërsa asfaltimin e kësaj rruge e vlerësuan shumë të rëndësishëm për qarkullim më të mirë dhe më të lehtë./Ulpianapress/
COMMENTS