Apeli lë në fuqi një aktakuzë për krime lufte

Apeli lë në fuqi një aktakuzë për krime lufte

Votoi Naim Ismajli, uron qytetarët për proces të qetë dhe të rregullt

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, të 14 qershorit, me anë të të cilit ishin refuzuar si e pa bazuar ankesa e të pandehurit D.T. për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Sipas aktakuzës se Prokurorisë Speciale, e cila ka marrë miratimin e shkallës se parë D.T. po akuzohet për shkak të dy veprave panele “Krime lufte kundër popullsisë civile në bashkëkryerje”.

Gjykata e Apelit e Kosovë, vlerëson se Gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejt kur i ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të pandehurve për hedhjen e aktakuzës si të pabazuar.

Po ashtu Gjykata e Apelit, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e të pandehurit kundër aktvendimit mbi vazhdimin e masës së paraburgimit për dy muaj, të datës 26 qershor.

COMMENTS