Intervistohen disa persona për vdekjet e dyshimta në QKUK

Aliu: Programin tim po e mbështesin edhe anëtarët e subjekteve tjera

Prokuroria e Shtetit ka intervistuar disa persona në cilësinë e të dyshuarve në rastin e vdekjes së dyshimtë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu i ka thënë portalit Arbresh.info se ky rast ende është në fazën hetimore dhe se deri tash janë intervistuar disa persona në cilësinë e të dyshuarve, por dëshmitarë të këtij rasti.

“Ju njoftoj se ende jemi në fazën e hetimore. Ka të intervistuar në cilësi të dyshuarve dhe të dëshmitarëve” ka thënë Lutfiu.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës më shtatë shtator kanë vdekur dy persona, nga siç thuhet, komplikimet gjatë operacioneve. Vdekja e tyre është cilësuar si e dyshimtë .

Më 19 nëntor numri i të vdekurve në QKUK iu shtua edhe një person tjetër, duke bërë kështu që numri i vdekjeve të dyshimta nga bombolat e gazit të shkoj në tre.

Të tri rastet e vdekjeve dyshohet se u shkaktuan nga përdorimi i oksigjenit në Klinikën Torakale.

klankosova.tv

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)