Klubi i futbollit ” Ulpiana” ka filluar stërvitjet për sezonin e ri 2018/2019 nën drejtimin e kryetrajnerit të sapozgjedhur Astrit Rrahmani, i cili zevëndësoi ish-teknikun Duriqi i cili është emëru Menaxher i klubit lipjanas.
Tekniku lipjanas pak ditë më parë mori “timonin” e skuadrës së Ulpianës, e cila sezonin që lamë prapa përkundër vështirësive të mëdha si në aspektin ekonomik ashtu edhe atë të lojtarëve arriti të përfundojë ne vendin e katërt në Ligën e Dytë.
Stërvitjet nisin në terrenin me bari sintetik prej orës 16:00.
Ndryshe, faqja e klubit ka njoftuar se nga sot KF Ulpiana ka nis stërvitjen e parë për sezonin 2018/2019 me një organizim të shkëlqyshëm si në aspëktin ekonomik ashtu dhe në atë të lojtarëve./Ulpianapress/
COMMENTS