“Sport” ka publikuar kuotat e kandidatëve për fitoren e mundshme të çmimit të futbollistit më të mirë të vitit në botë.
Cristiano Ronaldo është favorit për të fituar sërish “Topin e Artë”.
E përditshmja sportive katalane “Sport” ka publikuar kuotat e kandidatëve për fitoren e mundshme të çmimit të futbollistit më të mirë të vitit në botë.
Ronaldo kryeson me 2.63, i ndjekur nga sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah me 2.75, përcjell “lajmi.net”.
Leo Messi pas fushatës dëshpëruese të Argjentinës në Kampionatin botëror 2018 ka zbritur në pozitën e tretë.
Kandidatë të tjerë janë Luka Modric, Kylian Mbappe e Neymar.
COMMENTS