Cili është dallimi mes dy flamujve Katalonas? Në protesta në Spanjë kanë valëvitur “La Senyera” dhe “La Estelada” (Foto)

Kur Pacolli vizitonte Moskën, dëgjojeni si flet ai rusisht

Në marshin protestues të organizuar gjatë të dielës në rrugët e Barcelonës, protestuesit valëvisnin flamurin spanjoll si dhe atë katalonas të njohur si “La Senyera”.

Në këtë flamur në hapësirën me ngjyrë të verdhë gjenden katër shirita të kuq, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, flamuri i katalonasve që janë pro-pavarësisë i njohur si “La Estelada” dallon shumë, dhe shpesh mund të shihet duke u valëvitur gjatë tubimeve pro-pavarësisë.

Te ky flamur, përveç katër shiritave të kuq mbi hapësirën e verdhë, në anën e majtë ekziston edhe trekëndëshi i kaltër brenda të cilit gjendet ylli që është simbol i pavarësisë.

Ndërkaq, flamuri spanjoll përbëhet nga tre shirita të vendosur në pozitën horizontale, të kuqe, verdhë dhe sërish e kuqe, derisa shiriti i verdhë është shumë më i gjerë nga ata të kuq. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)