Shumë shpejt qytetit të Lipjanit do t’i shtohet edhe një objekt publik modern më rëndësi të veçantë.
Objekti i ri i Institucionit Parashkollor do të ndërtohet në një lokacion shumë të përshtatshëm në qendër të qytetit të Lipjanit në oborrin e Qerdhes aktuale.
Më këtë rast Drejtori i Arsimit, Rasim Hasani ka thënë se ndërtimi i objektit të ri për Qerdhen e fëmijëve të Lipjanit është i nevojshëm për voglushët, transmeton Ulpianapress.
“Përmirësimi i kushteve për edukimin e fëmijëve të Lipjanit është dhe do të jetë prioritet i Komunës së Lipjanit, pasi investimi në edukimin e fëmijëve është garanci për të ardhmen e vendit tonë”, tha Hasani.
Ai shtoi se fëmijët e Lipjanit do të edukohen në frymë e kushte evropiane dhe kjo do të bëhet me qasje serioze institucionale.
Ndërtimi i Qerdhes do të financohet nga Komuna e Lipjanit dhe kap vlerën e 420 mijë eurove dhe është në fazën e tenderimit, ky projekt do të ndikoj dukshëm në përmirësim e kushteve të fëmijeve të cilët do ti vijojnë aktivitetet në këtë objekt.
Prioritet i Komunës së Lipjanit vazhdon të jetë arsimi cilësor dhe në objekte moderne shkollore./Ulpianapress/
COMMENTS