Revolucion te Milani, Gattuso me valixhe në duar, vjen Conte!

Revolucion te Milani, Gattuso me valixhe në duar, vjen Conte!

Tevez: Messi, kurrë në palestër. Ronaldo i “çmendur”!

Largohet Genaro Gattuso dhe vjen Antonio Conte, është ky vendimi i papritur që ka marrë fondi amerikan Elliott për të ardhmen e afërt të Milanit. Për të ringritur kuqezinjtë Paul Singer njëriu që momentalisht ndodhet në krye të Milanit ka vendosur të shkarkojë nga detyra Gattuson për të ulur në stolin e skuadrës Antonio Conten që vetëm pak ditë më parë u shkarkua zyrtarisht nga drejtimi i Chelsea-it. Në mbledhjen e këshillit administrativ të Milanit të shtunën mund të merret vendimi i papritur për të larguar Gattuson nga stoli dhe për ulur në pankinën e Milanit, Antonio Conten i cili shikohet si njeriu i duhur për të rikthyer kuqezinjtë në nivelet më të larta. Nuk është më një mister që Conte është një dëshirë e vjetë e klubit kuqezi, pasi edhe në të shkuarën Milani ka dashur ta ketë në krye të skuadrës ish teknikun e kombëtares italiane. Por te Milani nuk është vetëm Gattuso ai që i ka ditët të numëruara pasi edhe Fassone e Mirabelli janë shumë pranë largimit. Për Fassonen parashikohet një rikthim në ligën italiane të futbollit ndërsa Mirabelli mund të jetë drejtori sportiv i Milanit deri në fund të këtij sesioni merkatoje por nën mbikqyrjen e Leonardos i cili pritet të zgjedhë si drejtor të ri sportiv një mes Cristiano Giuntoli dhe Daniele Prades. Te Milani po vjen momenti i ndryshimeve të mëdha.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)