Fillon ndërtimi i sallës sportive në Sllovi

Fillon ndërtimi i sallës sportive në Sllovi

Ahmeti: Rinia është motivi i jonë, ata do të kenë hapësirë të mjaftueshme në jetën institucionale

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka vënë gurë themelin e sallës sportive në fshatin Sllovi.

Kryetari Ahmeti ka uruar banorët e fshatit Sllovi duke thënë se tashmë po krijohen të gjitha kushtet që nxënësit të kenë ku ti zhvillojnë aktivitetet sportive.

Kujtojmë se ky është edhe një projekt tjetër në vazhdën e projekteve të tjera që janë në proces e sipër në fshatin Sllvoi.

Ky projekt është investim nga Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë, për të cilën Kryetari Ahmeti ka falënderuar Ministrin për mbështetjen që ka dhënë këtij projekti me vlerë 237.764.83 euro.

Po ashtu, banorët e fshatit Sllovi u shprehën të lumtur, dhe falënderuan Kryetarin Ahmeti për gatishmërinë dhe punën që po bënë në të mirë të tyre.

Një ndër prioritetet e veçanta të Kryetarit Imri Ahmeti është edhe ndërtimi i hapësirave rekreative sportive në vendbanimet e ndryshme të komunës, hapësira këto ku të rinjtë lipjanas kanë mundësinë e zhvillimit të aktiviteteve të tyre.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)