Hoti: Rekomandimi për vizat tejet pozitiv, kriteret i plotësuam ne sa ishim në Qeveri

Hoti: Rekomandimi për vizat tejet pozitiv, kriteret i plotësuam ne sa ishim në Qeveri

Kë po e quan matrapaz Kryeministri Haradinaj (Video)

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për meritat e rrugëtimit për rekomandimin për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në një reagim të tij në Info Magazine, Hoti deklaroi se për të arritur deri në këtë pikë ku Kosova pranoi rekomandim pozitiv për vizat, ishte puna e qeverisë paraprake.

”Është një lajm i mirë për gjithë Kosovën, është punuar gjatë. Sikur të mund të shkonte i gjithë spektri politik kjo mund të ishte kryer para tre viteve”.

”Nëse sipas parashikimeve del ashtu sic është paralajmëruar pritet që së shpejti procedurat të dërgohen në Parlamentin Europian”.

”Mendoj që për të mrri deri në këtë pikë të gjitha kushtet u arritën nga qeveria paraprake”.

”Është një përpjekje disavjeçare e misioneve të vendit”.

”Një gjë është e qartë se ata nuk mund të flasin në emër të shumicës së qytetarëve të Kosovës. Ky koalicion që është themeluar në vitin e kaluar e ka humbur shumicën. Zgjedhjet janë të domosdoshme”, ka theksuar Hoti.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)