Xhaka sërish “provokon”, ja si reagojnë mediet serbe (FOTO)

Xhaka sërish “provokon”, ja si reagojnë mediet serbe (FOTO)

Dimër i nxehtë për Barcelonën

Mediet serbe vazhdojnë të merren me futbollistët shqiptarë të Zvicrës edhe kur ata janë në pushime me familjet e tyre. Kështu kanë bërë edhe me Granit Xhakën, i cili i ka “provokuar”, duke e bërë shqiponjën bashkë me të fejuarën e tij, Leonitën.“Të gjithëve u kujtohet provokimi i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë në Kupën e Botës, kur pas shënimit të golave e bënë shqiponjën dykrenore.

Posa u qetësuan gjërat është shfaqur një mënyrë e re provokimi dhe kjo në regji të mesfushorit të Arsenalit, Granit Xhaka.Ai me të Leonitën e tij, me të cilën është në lidhje një kohë të gjatë i kanë bashkuar duart duke bërë shqiponjën dykrenore dhe kjo fotografi ka tërhequr vëmendjen e medieve botërore”, shkruan Blic.rs, duke vazhduar të merret me futbollistët shqiptarë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)