Haradinaj viziton komunën e Lipjanit

Haradinaj viziton komunën e Lipjanit

Prognoza e “çuditshme” e ish-analiatistit, LVV fiton në Lipjan

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka qëndruar për vizitë në Komunën e Lipjanit, me ç’rast është takuar me të parin e kësaj komune Imri Ahmetin .

Këtu u diskutua për problemet me të cilat po përballet qyteti i Lipjanit, rreth projekteve të ndërpra për të cilat edhe buxheti ishe i ndarë .Image may contain: 2 people, people standing and suit

Haradinaj pas takimit me kryetarin Ahmeti, premtoi mbështetje në përfundimin e projekteve infrastrukturore
“Është e vërtetë që ka plot tema që qeveria nacionale duhet ti merr ma me përgjegjësi ndaj të gjitha komunave të vendit edhe në Lipjan shihet një vonesë e qeverisë nacionale ne përcjelljen të obligimeve të projekteve që kanë qenë të dakorduara të buxhetuara, janë disa tema po ashtu që janë jetike për jetën e qytetarëve këtu”.

Haradinaj tutje shtoi se atij intereson që bashkërisht të mundemi me ecë, pasi që tani kanë një situatë vepruese te re në qeveri.

“Ajo që na intereson është që bashkërisht të mundemi me ecë. Ne e kemi një situatë vepruese të re në qeveri, ju e dini, kolegu im Besnik Tahiri e ka marrë përsipër, pos reformës, edhe komunikimin me komunat”, theksoi Haradinaj.

Kurse kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti tha se me kryeministrin janë pajtuar që të ketë dinamizim të punës në projektet e buxhetuara nga qeveria.Image may contain: 2 people, people standing

“Jemi pajtuar dhe dakorduar bashkë që të vazhdojmë komunikim ma intensiv me bashkëpunëtorët dhje me kryeministrin me qëllim të dinamizmit të projekteve që i kemi të buxhetuara në nivelin qendror dhe kryesisht janë tema lokale me të cilat kemi bashkëbiseduar për të bashkërenditur aktivitete e ardhshme”, tha Ahmeti./Ulpianapress/Image may contain: 6 people, people standing, suit, wedding and outdoorImage may contain: 10 people, people standing and suitImage may contain: 4 people, people standing, suit, wedding and outdoorImage may contain: 10 people, people standing, suit and outdoor

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)