Klubi lipjanas i futbollit, përmes një deklarate për shtyp, ka një njoftim me rëndësi, njëkohësisht paralajmërim, se pas agjedhjes së së kryetarit të klubit në kuvendin zgjedhor me datë 22 qershore 2018, klubi ka zgjedhur organet e veta për funksionimin e brendshëm të secilit sektor në kuadër të klubit, njofton Ulpianapress.
‘’NJOFTIM
Të nderuar Prindër
Ju njoftojmë se nga data 23.07.2018 Shkolla e Futbollit pran klubit futbollistik ULPIANA 1926. Pas zgjedhje së kryetarit të klubit z. Abedin Salihu në kuvendin zgjedhor me datë 22 qershore 2018, klubi ka zgjedhur organet e veta për funksionimin e brendshëm të secilit sektor në kuadër të klubit, koordinator për sektorin e shkollës së futbollit është emëruar Prof. Astrit Rrahmani, tel. 044 440 149.
Në kuadër të klubit është riorganizuar edhe shkolla e futbollit e cila do ti ketë pesë kategori dhe juniorët, secila kategori do të ketë trajnerin dhe asistentin e tij, nga ky sezon është paraqitur kërkesa në Federatën e Futbollit të Kosovës që garat të zhvillohen në regjionin e Prishtinës .
Të nderuar prindër ju njoftojmë se do të jemi të hapur dhe transparent për secilën sektor në klub, poashtu edhe për sektorin e të rinjve në të cilën gjendet shkolla e futbollit, prandaj kemi marrë vendim që pagesa për shkollën e futbollit do të bëhet nëpërmjet xhirollogarisë në numrin _________________________ të Bankës Ekonomike të Kosovës, pagesa mujore do të jetë 20.00€ dhe bëhet nga data 01 deri me 10 të muajit përkatës, si dhe të gjithë fëmijët do të pajisen me account kartela të klubit.
Për çdo informatë shtesë ju lutem mos hezitoni të kontaktoni me stafin e trajnerëve:
1. Milazim Sadiku / Albulena Isufi
2. Gazmend Osmani /
3. Lulzim Gashi / Shqiprim Kelmendi
4. Eshref Hashani / Xhafer Kaleshi
5. Milazim Mehmeti /
Sekretari i klubit futbollit ULPIANA 1926, z. Ylli Jashari, Tel: 04418717.
Me respekt
Kryesia e KF ULPIANA 1926.’’
COMMENTS