Morata: I dëshpëruar që u riktheva te Reali, nuk do largohesha kurrë nga Juventusi

“Qielli i Prishtinës po gjëmon nga thirrja e emrit tënd”, letra emocionale e Ademit për Vokrrin

Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata, ka thënë se asnjëherë nuk do të largohej nga Juventusit dhe se i vjen keq që kishte pranuar rikthimin te Real Madridi në vitin 2016.

25-vjeçari kaloi dy sezone te Bianconerët, por u detyrua të kthehet në Madrid për 30 milionë euro.
“Ishte një marrëveshje kontraktuale për t’u respektuar, por dëshpërimi ishte i madh. E gjeta vetën aty ku fillova, më trajtuan sikur djali që isha para dy viteve në Itali”.

“Dy vitet te Juve ishin fantastike. Isha vetëm një djalosh kur arrita, u largova si futbollist i vërtetë. Për spanjollët, Italia është vendi më i mirë për të jetuar. Ke bukurinë, artin, historinë, ushqimin e mirë dhe modën. Nuk do largohesha kurrë nga Italia dhe Juve”.

Morata shënoi 15 gola në 26 paraqitje për Los Blancos, fitoi një La Liga dhe Ligën e Kampionëve para se të kalojë në Chelsea, por as këto suksese nuk e kënaqën spanjollin.

“Erdha te Chelsea se kishin trajner Antonio Conten. E dija se Conte dhe unë nuk do kishim problem për t’i përshtatur idetë e futbollit. Conte është kërkues, por ai nxjerr më të mirën nga lojtarët. Ai din si është të jetë pjesë e një klubi të madh, si lojtar dhe trajner”.

Morata ka shënuar gjashtë gola në Ligën Premier këtë sezon, po ashtu ka gjetur rrugën drejt golit në Ligën e Kampionëve, kjo në fitoren në 2-1 ndaj Atletico Madridit. Spanjolli foli edhe për ndeshjen ndaj Romës të martën mbrëma.

“Roma na ka befasuar dhe meritoi fitoren në Londër. Dzeko është fantastik, goli i tij i parë ishte kryevepër. Ai është kampion”, ka thënë Morata. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)