Njoftim me rëndësi i Policisë së Kosovës për pikën kufitare në Merdare

VJEN KËRCËNIMI I DYTË PËR KOSOVËN NGA TURQIA

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare më Merdare janë duke u kryer disa punë, ku për pasoj mund të ketë vonesa herë pas herë.
Nga data 01 deri 15 nëntor 2017, sipas Policisë do të ketë vonesa.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi, informon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, e në veçanti ata të cilët shfrytëzojnë për qarkullim, respektivisht për kalim kufitar pikën kufitare Merdare që lidhë Republikën e Kosovës me Serbin, lidhur me punimet që janë duke u kryer në këtë pikë kufitare.
Në Pikën e Kalimit të Kufirit Merdare, nga data 01 deri 15 nëntor 2017, do të  ketë kohë pas kohe ndërprerje të trafikut/qarkullimit për shkak të punimeve dhe mund të krijohen pritje më të gjata se pritjet normale të kalimit kufitar.
Andaj me qëllim të shmangies së pritjeve të mundshme,  informojmë të gjithë qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore mundësisht ti shfrytëzojnë Pikat tjera të kalimit kufitar me Serbinë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)