Lewis Hamilton ka korrur një fitore të mahnitshme duke rrëmbyer kështu Çmimin e Madh të Gjermanisë në Formula 1, garë kjo e zhvilluar në pistën e Hockenheimit.
Fitoren e tij e mundësoi pasiviteti i Sebastian Vettel pas motit me shi, i cili u përplas për t’i dorëzuar trofeun shoferit të Mercedesit, si një dhuratë e papritur në betejën e këtij kampionati, njofton Klan Kosova.
Pas Hamilton u rendit Valtteri Botas po ashtu me Mercedes, ndërkohë që vendin e tretë e zuri Raikonen me Ferrari.
Hamilton kryeson aktualisht renditjen e pilotëve.
Gara e radhës për Çmimin e Madh të Formula 1 do të zhvillohet në Hungari.
COMMENTS