Shkëndija dhe Kukësi mësojnë rivalët e mundshëm në turin e tretë të Ligës së Kampionëve

Shkëndija dhe Kukësi mësojnë rivalët e mundshëm në turin e tretë të Ligës së Kampionëve

Salzburgu i Berishës eliminon Lazion, kalon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Është hedhur shorti për turin e tretë në Ligën e Kampionëve.

Kësisoj dy ekipet shqiptare që marrin pjesë në këtë garë, Shkëndija e Tetovës dhe Kukësi kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm.

Si Shkëndija ashtu edhe Kukësi janë në turin e dytë ku tetovarët do të përballen me Sheriffin ndërsa Kukësi me Qarabagun.

Nëse kampionët e Maqedonisë do ta eliminojnë Sheriffin atëherë do t’i presë një punë tejet e vështirë me gjysmëfinalistët e Ligës së Evropës në edicionin e kaluar Red Bull Salzburg.

Në anën tjetër nën kampionët e Shqipërisë, Kukësi në turin e dytë do të përballet me kampionin nga Azerbajxhani, Qarabag.

Kukësianët nëse kalojnë Qarabagun atëherë në raundin e tretë do të përballen me fituesin e duelit Helsinki – Bate Borisov.

Shpresojmë se si Shkëndija ashtu edhe Kukësi do të vazhdojnë garën në Ligën e Kampionëve edhe pas turit të dytë. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)