Nuk durohen në Serbi, dalin me propozim për ndarjen e Kosovës, i duan 4 komunat veriore

Nuk durohen në Serbi, dalin me propozim për ndarjen e Kosovës, i duan 4 komunat veriore

Komuna e Lipjanit ndan mirënjohje për mësimdhënësit e dalluar

Një think-tank serb që drejtohet nga Jelena Milic, e cila mbahet si proeuropiane, ka dalë me një propozim për ndarjen e Kosovës. Në publikimin e fundit të Qendrës për Studime Euro-atlanike, të titulluar West Side Story, propozohet haptas që të “korrektohet linja administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të shkonte pak a shumë përgjatë katër komunave në Veri të Kosovës (Mitrovica e Veriut, Zvecanit, Zubin Potoku dhe Leposaviqi), të banuara me shumicë serbe, si një nxitje për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, duke pasur parasysh se formati aktual i negociatave nën ombrellën e BE-së ka arritur në një pikë bllokade.
Kjo qendër (CEAS) sugjeron që negociatat për korrektimin e linjës administrative ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të organizohen nën ombrellën e Perëndimit.

Ky korrigjim do të pasohej menjëherë me një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve (Serbi – Kosovë). CEAS sugjeron që kjo të bëhet në një format më të zgjeruar, në prani të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës dhe Kroacisë ku disa konteste kufitare ndërmjet Bosnjës dhe Kroacisë e ndoshta edhe disa tjera do të mund të zgjidheshin e po ashtu edhe disa çështje të hapura që kanë mbetur nga shpërbërja e Jugosllavisë dhe luftërat e viteve ’90, para së gjithash ajo e personave të zhdukur”.

CEAS beson se duke treguar gatishmëri për të mbështetur një qasje të prezantuar në këtë raport, administrata e SHBA-së si një shtet kyç i NATO-s, do të demonstronte aftësinë e saj standarde për të implementuar rrethanat e reja në terren, një qëndrim të pakompromis ndaj Kremlinit, përkrahen e BE-së dhe para së gjithash maturitetin për fuqizimin e kohezionit në NATO pa koncesione të mëdha financiare dhe politike.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)