Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtorë gjatë ditës së sotme ka përcjellur nga afër punimet në ndërtimin e fushave sportive në fshatrat Bujan dhe Breg të Zi.
Kryetari Ahmeti gjatë kësaj vizite ka theksuar se në çdo vendëbanim të komunës së Lipjanit do të krijohen hapësira të tilla rekreative sportive ku të gjithë qytetarët e veçanërisht të rinjët do të kenë mundësi ti zhvillojnë aktivitetet e tyre të lira.
Në kësi lloj hapësisrash rekreative Komuna e Lipjanit ka investuar edhe në tri vitet e kaluara duke u ndërtuar afërsisht 30 fusha të hapura dhe objekte të ndryshme sportive.
COMMENTS