Kajsia, ilaç për kokë dhe mëlçi

Kajsia, ilaç për kokë dhe mëlçi

Shkencëtarët realizojnë ndërhyrje në ADN dhe ARN

Kajsia është pemë e stinës verore dhe e pasur me shumë vitamina. Atë mund ta shtojmë në shumë receta të ëmbëlsirave e njëashtu kajsia renditet edhe si një pemë me veti shëruese në mjekësinë popullore.

Ajo është e pasur me kripëra minerale, kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si A, B1, B2, C etj.

Kajsitë preferohen të konsumohen të freskëta, pasi të gatuara dhe konservuara ato humbasin shumë substanca të shëndetshme sidomos vitaminën C, transmeton Klan Kosova.

Kajsitë janë ilaç për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Ndërsa bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së kokës.

Përfitimet shëndetësore që sjell përdorimi i tyre janë: mbron trupin nga inflamacioni, ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, parandalon aneminë e të tjera.

Përdorimi i tyre ndihmon në përmirësimin e kujtesës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)