Kuvendi i të Rinjve të Lipjanit, shënoi tre vjetorin e themelimit

Kuvendi i të Rinjve të Lipjanit, shënoi tre vjetorin e themelimit

Mbi 94% të investitorëve të huaj që ishin në Kosovë ikën për shkak të korrupsionit, gjysma e tyre investuan në Serbi

Organizata rinore “Kuvendi i të Rinjve të Lipjanit”, pjesë e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës, ka shënuar tre vjetorin e themelit të këtij kuvendi në Lipjan. Në një aktivitet të organizuar nga kjo organizatë rinore, u prezantua edhe puna tri vjeçare e tyre, ndërsa vet kryetari i këtij kuvendi rinor, Rinor Murati , duke folur për aktivitetet e tyre, këtë kuvend të rinjve, e vlerësoi si organizatë të fuqishme rinore në Lipjan.

Në aktivitetin e organizuar me këtë rast, krahas anëtarëve të kësaj organizate, morën pjesë edhe Zëvendësministri për Kthim dhe Komunitete, Florent Hoxha, Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Fauz Xhemajli, Drejtori i Departamentit të Rinisë në Ministrinë e Kulturës,Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Xhevat Bajrami, Drejtori i Drejtorisë për Kulturë,Rini dhe Sport në Lipjan, Bekim Shabani, asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Lipjanit, Shkëlzen Bislimi, si dhe përfaqësues të ndryshëm nga Organizatat Joqeveritare lokale, nga YAHR-Lipjan, organizata Youth Initiative for Human Rights – Prishtinë, Rin’ On- Ferizaj, Pro Net- Shtime.

Në fjalën e rastit të mbajtur, kryetari i Kuvendit të Rinjve të Lipjan (KRL), Rinor Murati, pasi e bëri një prezantim vizual të aktiviteteve të KRL, tha se me të drejtë KRL vlerësohet edhe organizata me e fuqishme rinore në Lipjan.

‘’Pas një pune 3 vjeçare dhe një rrugëtimi jo të lehtë, Kuvendi i të Rinjve të Lipjanit po arrin të jetë organizata më e suksesshme lokale dhe pëfaqësuesja më e mirë e rinisë sonë.
Padyshim se këtë sukses e kemi arritur së bashku, duke filluar nga ata që e filluan këtë punë madhështore, ne të cilët po e vazhdojmë dhe deri tek ata që do e vazhdojnë këtë rrugë deri në jetësimin e qëllimeve tona’’.

Murati nuk harrojë që ti falenderojë të gjithë ata që i ndihmuan në realizimin ë këtij organizimi.

‘’I falënderojmë donatorët që na ndihmuan në realizimin e këtij organizimi, drejtorin e shkollës norvegjeze në Lipjan, z.Feti Krasniqi dhe të gjithë juve për pjesëmarrjen tuaj, pjesëmarrje e cila na motivon edhe më shumë për të vazhduar tutje rrugëtimin tonë drejt realizimit të ëndërrave të përbashkëta’’./Ulpianapress/Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and suitImage may contain: 11 people, people standing, suit and indoor

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)