LDK ftesë serioze VV-së dhe PSD-së: Ejani ta bisedojmë mocionin për rrëzimin e Qeverisë!

LDK ftesë serioze VV-së dhe PSD-së: Ejani ta bisedojmë mocionin për rrëzimin e Qeverisë!

Fluturimi i Valon Sylës në kazan !…

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ftuar partitë opozitare për një takim që të ulen dhe të diskutojnë rreth mocionit për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj”. Janë gjithsej 58 vota (LDK 27, VV 19 dhe PSD 12) që opozita ka në Kuvendin e Republikës, derisa për një gjë të tillë nevojiten 61 sosh.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu e ka konsideruar si marketing politik deklaratat e krerëve të Partisë Social Demokrate për inicimin e një mocioni. Megjithatë, numri dy i subjektit më të madh opozitare thotë se LDK-ja është e interesuar që të gjej rrugë dhe modalitete që Kosova të lirohet sa më shpejtë nga kjo qeverisje.

“Ne jemi të hapur për bashkëpunim me gjitha subjektet politike që janë të interesuara në këtë drejtim”, ka thënë ai për “Indeksonline”

Ndonëse gjatë bisedave në tryezat politike nuk ka qenë një gatishmëri e plotë për të shkuar në zgjedhje, Veliu deklaroi se LDK-së i vije mirë edhe PSD-ja po deklarohet qartazi lidhur me nevojën e shkuarjes së kësaj qeverie sa më shpejtë. “Sigurisht ne mund të ulemi dhe të diskutojmë pa problem”, është shprehur ai.

Ndryshe, deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë se partia e tyre do t’i japë 12 nënshkrime dhe 12 vota.

“E ftojmë LDK dhe LVV që ta iniciojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë dhe ne do t’i japim 12 nënshkrime dhe 12 vota, ose të na i japin nënshkrimet dhe ne e iniciojmë. E ftojmë LDK edhe LVV ta na thërrasin në tryezë opozitare për strategji e taktikë për rrëzimin e qeverisë ose të na japin neve autorizimin dhe ne e thërrasim”, ka deklaruar ai.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)