Filloj ndërtimi i sallës së sporteve në Rufc të Ri

Filloj ndërtimi i sallës së sporteve në Rufc të Ri

Ja si duket zhvillimi ekonomik dhe bujqësia në planet e Imri Ahmetit për katër vitet e ardhshme

Në fshatin Rufc i Ri, sot në praninë e mësimdhënësve dhe banorërëve të këtij fshati, Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me drejtorin e deritanishëm të shkollës “Migjeni” , Idriz Kelmedi kanë vënë gurëthemelin për ndërtimin e sallës së sporteve në Rufc të Ri.
Në këtë rast Kryetari Ahmeti ka uruar banorët e këtij venbanimi, duke theksuar se Komuna e Lipjanit është e përkushtuar për krijimin e hapësirave më moderne ku nxënësit mundë ti zhvillojnë aktivitetet e tyre rekreative sportive .
“Është ditë e veçantë, për banorët e Rufcit të Ri, por edhe për ne, që po vendosim gurëthemelin e këtij objekti modern në mënyrë që të ju krijojmë kushte sa më të faforshme nxënësve, brezave të ardhshëm”, është shprehur Kryetari Ahmeti, duke theksuar se përveq krijimit të hapësirave shkollore, sallave- fushave sportive, mbetet obligim i ynë i përbashkët që në vazhdimësi t’i plotësojmë të gjitha kushtet që të arrijmë një kualitet më të lartë të gjeneratave që po vijnë në mënyrë që atanë një të ardhme të afët të jenë konkurrent në shumë fusha me moshatarët e tyre nga shtetet e perendimit.

Realizimi i këtij projekti do t’i kushtoj Komunës së Lipjanit 192,546.50 euro.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)