Pamjet që kanë shokuar Bosnjën: Nëna rrah brutalisht vajzën e saj të vogël (Video, +18)

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi për realizimin e projektit përmirësimi i banimit të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video e cila ka shokuar opinionin në Bosnje e Hercegovinë, por edhe mbarë regjionin.

Bëhet fjalë për një nën nga Velika Kladusha e cila në mënyrën më brutale të mundshme rrah vajzën e saj.

Në disa ueb-faqe dhe komente përmendet edhe emri i gruas që rrah vajzën e vogël, ndërsa videoja është filmuar muaj më parë.

Aty shfaqet një nënë e cila pa pikë mëshire godet vajzën e saj në të gjitha pjesët e trupit, derisa vogëlushja e frikësuar dhe me dhimbje të mëdha nga goditjet qan vazhdimisht.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ajo derisa e godiste vajzën, tërë kohën i thoshte që të ndalet duke qarë.

Sipas medieve boshnjake, është ngritur padi kundër gruas, ku si rezultat i veprimit të saj i është marrë edhe kujdestaria e plotë mbi vajzën. /Telegrafi/

/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)