Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti gjatë përcjelljes së implementimit të disa projekteve në teren ka vizituar nga afër edhe punimet në ndërtimin e shkollës në Breg të Zi.
Gjatë qendrimit në këtë vendbanim Kryetari Ahmeti ka theksuar se në këtë objekt shkollor po punohet me një intensitet të lartë në mënyrë që me 1 shtator kjo shkollë të jetë e gatshme për fillimin e procesit mësimor. Po ashtu ditë më parë në oborrin e kësaj shkolle ka filluar edhe ndërtimi i fushës sportive, rregullimi i infrastrukturës së oborrit të shkollës duke përfshirë edhe vendosjen e rrethojes.
COMMENTS