Këngëtari i famshëm i muzikës reggaeton, Daddy Yankee, ishte dje për herë të parë në Shqipëri.
Ai ka mbajtur një koncert të madh në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku ka argëtuar mijëra qytetarë të cilët kishin shkuar enkas për ta parë.
Daddy Yankee u shpreh i lumtur që pati rastin të vizitojë Shqipërinë për herë të parë.
Përgjatë koncertit, ai gjithashtu nuk ka hezituar që ta bëjë edhe shqiponjën me duar, simbol ky që tashmë identifikon shqiptarët.
Mbrëmja ka qenë fantastike nën shoqërinë e këngëtarit me renome botërore, teksa në skenë u ngjitën edhe këngëtarë vendorë.
Reperi Ledri Vula ishte po ashtu prezent në koncert për të argëtuar publikun me disa nga këngët e tij.
Teksa mbrëmja është hapur nga këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia. /Telegrafi/
COMMENTS