Historike, Shkëndija kualifikohet në rundin e tretë të Champions League

Historike, Shkëndija kualifikohet në rundin e tretë të Champions League

Mustafi ia fut mes këmbeve Ozilit për ditëlindje

Shkëndija ka shkruar historinë. Skuadra shqiptare nga Tetova është kualifikuar për herë të parë në rundin e tretë të Champions League falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë në Shkup, pasi sfida e kthimit u mbyll pa gola, 0-0.Shkëndija e Tetovës luajti të martën për historinë, por edhe për milionat që jep UEFA.
Në Tiraspol të Moldavisë, kuqezinjtë tetovarë sfiduan FC Sheriffin vendas në sfidën e kthimit të turit të dytë kualifikues të Champions League.Objektivi i vetëm i skuadrës së Qatip Osmanit ishte të mbrojë fitoren 1-0 të ndeshjes së parë për t’u kualifikuar në rundin tjetër të kompeticionit më të rëndësishëm për klube, dhe ia arriti duke barazuar 0-0 në sfidën kthyese.Kështu, shkëndija u kualifikua në raundin e tretë të Champions League, kualifikim që ia mundëson pjesëmarrjen në play-offin e Europa League për të tretin sezon radhazi nëse nuk arrin të bëjë më shumë në këtë garë, shkruan Insporti.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)