Presheva mirëpret diasporën me muzikë serbe

Presheva mirëpret diasporën me muzikë serbe

Përfundon takimi i presidentit Thaçit me liderët shtetërorë, askush s’flet për media

Diaspora e Luginës së Preshevës do të pritet me muzikë serbe në kuadër të një organizimi për mërgimtarët në Preshevë, transmeton Gazeta Metro.

Nesër me fillim në ora 19:00 pritet të fillojë manifestimi “Ditët e Mërgatës” e që organizohet nga shtëpia e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, duke synuar kështu për t’i dëshiruar mirëseardhje banorëve të Preshevës që jetojnë dhe veprojnë nëpër botë e që kanë ardhur për pushime në vendlindje.

Me një program kulturor gjatë dy ditëve të ardhshme 01 dhe 02 gusht, respektivisht të mërkurën dhe të enjten, në oborrin e shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, diaspora e Preshevës do të mund të ndjekin dy stand-up komedi, punime dhe ekspozita nga nxënësit dhe piktorët vendas, recitale dhe muzikë nga këngëtarët vendas, duke përfunduar të dy ditët me koncert të muzikës live nga përfaqësuesja e Serbisë në YouthVision 2018, Sanja Petrov.

A do t’i pëlqejë diasporës së Preshevës të mirëpriten me koncert nga përfaqësuesja e Serbisë në festivalin e muzikës YouthVision 2018 që është mbajtur në Azerbajxhan nën organizimin e shtëpisë së kulturës së Preshevës, mbetet të shihet, sidomos kur në program nuk figuron asnjë emër i ndonjë këngëtari ose grupi (bend) shqiptar.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)